Erkand Qerimaj është peshëngritësi i dytë që debutoi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, për peshën deri në 81 kg.

Ai mori pjesë në “Baterinë B”, një zbritje kjo që erdhi pas një deklarimi të ulët nga ai, duke përjashtuar në njëfarë mënyre zonën e medaljeve.

  Europiani i peshëngritjes nis me ar. Çalja, nënkampion Europe

Në shkëputje, Qerimaj filloi provat e tij me peshën 155 kg, të cilën e ngriti me sukses, ashtu si dhe provën e dytë me 157 kg, apo të tretën me 159 kg. Rezultate këto që e renditën në vendin e dytë pas spanjollit Mata, që ngriti 160 kg.

Ndërkohë, në shtytje, Qerimaj e filloi dhe e mbaroi garimin me 188 kg, pasi dështoi në dy tentativat e tjera për të ngritur 193 dhe 194 kg, për të mbyllur dygarëshin me peshën totale 347 kg, duke zënë edhe në këtë rast vendin e dytë.

Top Channel