Balerina e njohur shqiptare, Enada Hoxha, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth ballos së famshme vieneze, që do të mbahet në Tiranë për herë të dytë.
Ajo tregoi edhe njëherë se është e dashuruar me profesionin që ka, madje dëshiron që edhe i biri, Roani, të ndjekë gjurmët e saj dhe të bashkëshortit.
Enada pranoi se për momentin pasioni më i madh i të birit është vetëm futbolli, edhe pse në fakt në media mori vëmendje prania e tij në klipin “Ktheju Tokës”, me të cilin Jonida Maliqi do na përfaqësojë në Eurovision.
Sa i përket kësaj çështje, Enada sqaroi se në fakt ishte e gjitha një rastësi.
“Në atë videoklip është futur tepër rastësisht. M’u kërkua një djalë për të qenë në këtë klip dhe unë thashë sa të kërkoj një nder diku atje, thashë më mirë të vinte djali im, se e mbaroj edhe punën më shpejt…” tha ndër të tjera ajo.
Top Channel