Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit
Një burrë pasi kreu një vrasje, ia piu gjakun viktimës në një kupë argjendi. Pavarësisht kësaj, Boris Kondrashin, 36 vjeç, i shpëtoi burgut sepse u diagnostikua me “maninë e vrasjes”, e përshkrua nga mjekët si “skizofreni në formën e homicidomanisë”.
Rusi prezantohej si mjek i përgjithshëm, psikiatër apo si mjek toksikolog, duke paraqitur kualifikime të rreme. Kondrashin ka trajtuar qindra pacientë në Chelyabinsk të Rusisë. Por 20 vjet më parë ai kishte vrarë mikun e tij me një dozë qetësuesish vdekjeprurës. Më pas e zhveshi dhe ia preu trupin me sharrë. I nxori zemrën dhe një sy, për ta ruajtur si trofe dhe i hëngri pjesë të mëlçisë. Pjesët e tjera të trupi i hodhi nga dritarja.
Vrasësi pinte gjak njeriu nga një “kupë argjendi e përgatitur posaçërisht” nën udhëzimet e Satanait, pretendoi ai. Kondrashin u tha oficerëve të policisë se ishte “vampir” dhe kishte për qëllim të vriste 10 persona. Megjithatë nuk u burgos, por u fut në një klinikë psikiatrike për 10 vjet, pas së cilës nuk u pa më si një rrezik për publikun.
Top Channel