24/12 17:39
I ftuar në emisionin Top Talk, gazetari Dritan Hila deklaroi se opozita e re në fakt nuk është aspak opozitë, por vetëm një grup deputetësh “pa platformë, pa sigël dhe pa vulë”.
“Ata janë deputetë, jo opozitë. Nuk kanë platformë, nuk kanë sigël dhe nuk kanë vulë. Kështu që ata nuk përfaqësojnë PD-në dhe LSI-në, edhe pse hynë nga listat e tyre. Vetëm nëse bëhen parti dhe mblidhen nën një sigël të re, quhen opozitë”, theksoi Hila.
Më tej, gazetari shtoi se “Parlamenti ka rënë në sensin e numrave, pasi nuk ka dhe nuk i bën dot 140 deputetë”.
Top Channel