Kryeministri Edi Rama është takuar sot me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar një burimi të pranishëm në atë takim, raporton se “në takimin që ka zgjatur rreth 100 minuta mësohet se vetëm pak kohë i është kushtuar situatës politike në vendin tonë”.

I njëjti burim i tha Top Channel se, zyrtari i lartë amerikan është ndalur gjatë në rëndësinë që ka për të ardhmen e Shqipërisë çelja e negociatave me Bashkimin Europian, si dhe rolin strategjik që Shqipëria luan në NATO.

Pjesë e bisedës Rama-Palmer ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse tema e aktualitetit politik në Shqipëri nuk ka marrë pjesën kryesore të vëmendjes, mësohet se zyrtari amerikan ka shprehur interes për ecurinë e Reformes Zgjedhore, ndërkohë që ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe më parë nga Uashingtoni dhe Brukseli, se nuk ka asnjë arsye për të vënë në diskutim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë.

Ditën e nesërme, Palmer do të takohet me kryetarin e PD-së, Basha, dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, përfshi presidentin Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA