Tërmeti me magnitudë 7.7 në Indonezi, 53 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur. Frikë për uri dhe mungesë ndihmash Duke cituar një person të afërt të saj, CNN thotë se Sekretarja e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen nuk e dha vullnetarisht dorëheqjen, por ka qenë nën një presion shumë të madh për ta bërë një gjë të tillë.
“As nuk luftoi, e as nuk u lut për postin e saj”, pohoj i njëjti burim.
Nielsen e mbante këtë detyrë prej 16 muajsh.
“Me gjithë përparimin në reformimin e Sigurisë Kombëtare për epokën e re, kam vendosur që është koha e duhur për t’u larguar”, shkruante ajo në letrën e dorëheqjes dërguar presidentit Trump, ku nuk sqaronte saktësisht përse po ikte.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka shprehur në më shumë se një rast zhgënjimin e tij me situatën përgjatë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën, ku janë drejtuar qindra e mijëra emigrantë në përpjekje për t’i shpëtuar varfërisë dhe krimit në Amerikën Qendrore, me shpresë për të hyrë në SHBA.
Mbrëmjen e së dielës, ai e ritheksoi qëndrimin e tij me një seri komentesh në “Twitter”, ku përsëriste: Vendi ynë nuk mban më!
Trump, duket e qortonte shpesh Nielsenin për faktin që nuk po tregohej e rreptë sa duhet sipas tij, në frenimin e numrit të emigrantëve që tentonin hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Për CNN-in, ky largim dëshmon fuqinë e linjave të ashpra të emigracionit brenda Shtëpisë së Bardhë, ku përfshihet dhe këshilltari i lartë, Stephen Miller, apo ai i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.
Top Channel