Më shumë se një milion njerëz kanë parë një nënë për herë të parë të lindë në një video të YouTube.
Ajo quhet Sarah Stevenson, 26 vjeç dhe njihet ndryshe edhe me emrin “Dita e Sarës”. Ajo ka një kanal të sajin në youtube ku flet për shëndetin dhe fitnesin, por këtë herë ka menduar të ndajë me ndjekësit momentin më emocional, atë të sjelljes në jetë një fëmijë.
26-vjeçarja nga Australia, pikërisht nga rajoni Sutherland Shire i Sidneit është komplimentuar nga mijëra ndjekës mbi këtë përvojë , duke përcjellë emocionet e lindjes për herë të parë në këtë mënyrë. Një pjesë e mirë e komentuesve kanë shkruar se këto pamje i kanë bërë të qajnë.
Sarah i ka duruar dhimbjet e lindjes për gati 30 orë dhe më në fund kërkoi një epidurale për të qetësuar trupin dhe për ta ndihmuar të lindte. Ajo tregon se dhimbjet i kanë filluar me datë 24 Mars ndërsa me datë 26 mars me ndihmën e bashkëshortit të saj Kurt dhe motrës Emily u nis për në spital.
Gjatë kohës që ajo ishte në shtëpi dhe po provonte të lindte shikuesit shikonin se si ajo po përjetonte minutë pas minuti dhimbjet e saj të dukshme. “Ky është emocioni i parë emocional që kam parë ndonjëherë në YouTube”, tha një person. ‘Unë kurrë nuk kam qarë ndonjëherë gjatë një video. Çfarë udhëtimi të pabesueshëm”. Pas kësaj përvoje në Youtube, e cila ka zgjatur 25 minuta, Sarah do të vazhdojë të mbajë të lidhur ndjekësit e saj, duke treguar më tej edhe mënyrën e dhënies së gjirit dhe se si djali i saj Fox Ocean Tilse do të ndryshojë nga dita në ditë.
Top Channel