David de Gea - 70 milionë euro

Qëndrimi i David De Geas te Manchester United nuk është i sigurtë. Media britanike flet për një kalim të mundshëm të portierit spanjoll në drejtim të Paris Saint Germain gjatë muajve të verës.

“Djajtë e Kuq” tashmë ia kanë ofruar rinovimin e kontratës De Geas, por ky i fundit nuk e ka pranuar dhe shkaku është pikërisht një ofertë tunduese që ai ka marrë nga kampionët e Francës.

Në këtë situatë, te skuadra angleze askush nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur, kështu që trajneri Solskjaer ka përgatitur një listë me zëvendësuesit e mundshëm të De Geas. Sipas të përditshmes britanike “Daily Express”, dy kandidaturat më të preferuara në këtë pikë janë portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak dhe ai i Everton, Jordan Pickford.

Problemi i Manchester United në rastin e Oblak është fakti që ai po rinovon kontratën me Atletico Madrid, ndërkohë që në këtë moment klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij me “Los Colchoneros” është 100 milionë euro. Për më tepër, Oblak së bashku me Ter Stegen janë dy portierët me vlerën më të lartë në merkaton e lojtarëve, me sllovenin që i tregoi të gjitha aftësitë e tij edhe në sfidën me Barcelonën, pavarësisht humbjes së pësuar nga Atletico.

Manchester United e dëshiron Oblakun, por në këtë çast do ta ketë të vështirë që të arrijë tek ai, duke parë edhe situatën kontraktuale të portierit me klubin madrilen.

Top Channel