Kryeministrja britanike Theresa May vijon të negociojë me Laburistët për një marrëveshje për mënyrën e daljes nga BE-ja, ndërsa tha se tashmë vendi ka vetëm dy zgjidhje.

Duke iu referuar vendimit më të fundit të parlamentit, që ndalon daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, pa një marrëveshje, May tha se nëse kjo e fundit nuk miratohet, atëherë do negociohet qëndrimi në Bashkimin Europian.

“Meqenëse parlamenti e ka bërë të qartë se do të ndalojë që Mbretëria e Bashkuar të largohet pa një marrëveshje, ne tani kemi një zgjedhje të zymtë: të votojmë një marrëveshje për largimin, ose të gjejmë një akord për të qëndruar në union”, tha May.

Kryeministrja britanike nuk ngurroi të çojë edhe një tjetër sinjal te laburistët, duke thënë se sa më shumë të zgjatë periudha pa marrëveshje, aq më shumë rriten shanset që vendi të mbetet në union.

Top Channel