Digjet gjatë natës makina e gazetarit të BIRN, Sami Curri: Ishte mesazh për punën që bëj, nuk më frikësojnë dot
Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore, por 30 vjet më parë Eli Fara ka qenë mësuese e ciklit fillor në zonën e Korçës. Në një klasë të improvizuar në “E Diell”, moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës ndërsa Eli Fara si mësuese.
Kur u pyet sesi i kujtonte ditët e para të martesës së saj asokohe, në shtëpinë e ish-bashkëshortit, Eli Fara i kujton përmes disa episodeve.
“Unë isha në shkollë kur u martova” – tha Eli, “janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”-habiti me deklaratën e saj ajo.

Këngëtarja pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse me taban.
Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i dha një përgjigje epike:
“Kur u ndava”!

Ajo ndër të tjera tha se në kohën kur punonte mësuese, djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat, sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.
Hartimi që i ka berë më shumë përshtypje ka qenë i një nxënësje që e përshkruante mësuesen Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.

“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje” – kujtoi duke buzëqeshur Eli Fara.
Top Channel