Gazetari Denis Dyrnjaja i tha kolegut të tij se fajtor për këtë sistem janë edhe vetë njerëzit, sepse ata i votojnë politikanët duke i mbajtur në pushtet, por në optikën e Jakup Gjocës ky është një spekulim.
“Ky është spekulimi që i bëhet demokracisë. Të gjithë të votuar janë. Edhe Enver Hoxha për 50 vjet votohej, madje me 99.9%. Më thoni ju se kë keni votuar, partinë apo personin? Nëse ju dëshironi që të ju përfaqësojë një person si deputet, nuk keni mundësi ta zgjidhni sepse votoni listën që iu imponon partia. Ka ndodhur që edhe raste të tilla, që kam votuar në një zonë të vdekur një person dhe në listën që është shpallur nga KQZ-ja, vota ime nuk figuronte”, argumentoi Gjoca.
Sipas gazetarit në partitë tona nuk ka demokraci sepse askush nuk guxon të thotë një mendim kundër kreut të partisë.
“Në partitë tona nuk ka demokraci brenda sepse askush nuk guxon të thotë një fjalë ndryshe nga kryetari i partisë. Për analogji, nëse në një parti politike, në një sistem ose në një shoqëri demokratike nuk ka liri fjale apo demokraci brenda një partie, si mundet që qytetarët mund të jenë të lirë kur ata të vijnë në pushtet.
E kam jetuar sistemin komunist dhe më shumë ishte kulti i individit në sistem. Nuk është i njehsuar në komunizmin, udhëheqësi jepte parimet, por vendimmarrjen e bënin institucionet e tjera. Udhëheqësi nuk jepte mendim se kush do emërohej drejtori i përgjithshëm, ndërsa oligarku politik i ditëve të sotme vendos edhe kush polic do të vishet. Si ka mundësi që Kryeministri vendos për shkarkimet e drejtorit të përgjithshëm, kur ligji e përcakton se kush do emërohet dhe kush do shkarkohet”.
Top Channel