Ish-presidenti amerikan, Barack Obama u prit si yll “rock”-u në Këln. Ai ishte i ftuar në samitin për lidershipin botëror, një cikël ligjëratash mbi shoqërinë civile.

Admirimi për Obamën në Gjermani nuk është shuar, edhe pse ai nuk është më kryetar i shtetit amerikan.

15.000 vetë ishin mbledhur në “Lanxess Arena” për të dëgjuar presidentin amerikan, kur fliste për klimën, feminizmin dhe kulturën drejtuese të lidershipit. Atmosfera para daljes së tij ishte si para një koncerti të “rock”-ut.

Obama në Gjermani ka admirues te të gjitha grupmoshat. Shumë vetë përpiqeshin t’i afroheshin skenës për të bërë ndonjë foto të mirë për “Instagram”-in. Një prej tyre tha se e sheh ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë si një nga figurat më me ndikim, më interesante dhe më inteligjente të kohës sonë.

“Me sa duket, dëshira është shumë e madhe për të kujtuar një kohë kur SHBA-të ishin më pak armiqësore ndaj të huajve dhe nuk silleshin ndaj aleatëve si tani”, thotë “Deutsche Welle”.

Në vitin 2013, gati 50 vite pas fjalimit historik të John Kennedyt në Berlin, Obama iu drejtua gjithashtu berlinezëve, ku tha se nuk ishte presidenti i parë amerikan që ndalonte në portën e Brandenburgut, por se ishte krenar të qëndronte në pjesën lindore të saj për t’i bërë homazh të shkuarës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel