Pediatrja e njohur, Lira Gjika, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të dhënë disa këshilla mbi mënyrën e veshjes dhe ushqyerjes së fëmijëve.
Lira e cilësoi tërësisht të gabuar maninë e prindërve për t’i detyruar fëmijët të konsumojnë ushqime që ata nuk i pëlqejnë.
Sipas saj, fëmijët duhet të mësojnë të ushqehen vetë që të vegjël, pak rëndësi ka nëse luajnë me ushqimin.
“Lëre e di fëmija, është problemi i tij. Vëri pjatën përpara, lërë te hajë vetë, të luajë me ushqimin”, theksoi Lira.
Sa i përket sasisë së ushqimit, bazuar në një studim, ajo zbuloi se fëmijët duhet të konsumojnë sa dy grushtat e duarve të tyre. Kaq është mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për insistim të vazhdueshëm nga nënat.
Top Channel