Njëzet e pesë vjet më parë zëri i Gjenerimit X, engjëlli i bardhë dhe i mallkuar, u shua. Më 5 prill 1994, ylli i muzikës rock Kurt Cobain, solist i grupit “Nirvana” kryen vetëvrasje.

Trupi i tij, në gjak, me një dozë masive heroine dhe Valiumi, u zbulua brenda shtëpisë së tij në Siatëll, Uashington, tri ditë më vonë nga një elektriçist që kishte instaluar një sistem sigurie në shtëpinë e këngëtarit. Për vetëvrasjen e tij janë thurur shumë teori konspirative, ashtu si edhe për gjeni të tjerë të muzikës rock.

Cobain dhe Nirvana, në sajë të “Nevermind”, e bënë Siatëllin kryeqytetin e ri të rockut, dhe transformuan muzikën Grunge, jo vetëm në kodin muzikor të viteve ’90, por edhe në një lloj filozofie empirike të jetës, përveç se një stil.

 Për të gjithë fansat sot mund të jetë një ditë e vështirë edhe për faktin se Cobain vdiq në moshën 27 vjeç, në vend që të gëzonte frytet e pjekurisë së tij artistike. 27, për fat të keq, është një shifër simbol në botë e rrokut; Ata u quajtën “Klubi 27”. Vdiqën të gjithë në këtë moshë: Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janis Joplin, Amy Uajnhauz dhe.

Kurt Cobain i përket pra, atij grupi të vogël artistësh, që përmes muzikës ndryshuar botën.

FOTO GALERI
18/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA