Shpenzimet e për Lobim nga PD -janë Uashington mbërrijnë në Parlament, kësaj here jo si akuza politike nga deputetët e mazhorancës, por nga kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

“Administrata e KQZ-së me mbështetjen time si kryetar, propozoi verifikim të thelluar, për të siguruar një proces të rregullt ligjor, gjithmonë brenda mundësive ligjore të KQZ-së, si një organ administrativ. Por, paqartësia ligjore për fillimin kryesisht të një shqyrtimi të thelluar nga ana e KQZ-së, hasi në kundërshtime brenda anëtarëve të Komisionit dhe ky propozim nuk u pranua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së, gjë që ia hoqi mundësinë KQZ-së të futej në proces hetimi administrativ”, u shpreh Zguri.

E ndërsa përmes një rezolute parlamenti i kërkon KQZ-së që të hartojë metodologji të kontrollit të shpenzimeve të partive politike brenda dhe jashtë vendit si dhe të thellojë kontrollin për financimet në fushata elektorale, duket se KQZ nuk mund ta përmbushë.

“Kodi Zgjedhor dhe ligji për partitë politike nuk ka asnjë dipozitë eksplicite e cila përcakton kompetencën e KQZ-së për hetim të thelluar dhe për më tepër, transaksione të dyshuara jashtë vendit, në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore apo për shqyrtimin e ankesave në lidhje me financimin e partive. Sipas legjislacionit në fuqi, KQZ verifikon nëpërmjet raporteve financiare ndalimet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe i publikon ato”, sqaroi Zguri.

KQZ-ja, theksoi zoti Zguri, nuk mund të ngrejë struktura të specializuara pa patur kompetenca ligjore të sakta për verifikimin e financimit të fushatës dhe shqyrtimin e ankesave në lidhje me to: “Nga praktikat e vendeve të cilat kanë institucione të konsoliduara, për hetim në lidhje me financat e partive politike, rezulton se këto institucione kanë kompetenca dhe procedura të mirëpërcaktuara në ligjet organike për verifikim/hetim, si edhe burime njerëzore të konsiderueshme”.

Top Channel