23/12 17:06
Disa muaj pasi ka marrë detyrën, Gent Cakaj në rolin e ministrit të Jashtëm ka marrë disa vendime të rëndësishme për diplomacinë e vendit. Ku më i rëndësishmi është edhe shkarkimi i disa anëtarëve të trupës diplomatike shqiptare.
Në studion e “Top Talk” ishte i ftuar ish-deputeti Arben Malaj, i cili kishte edhe një mesazh për ministrin Cakaj, që ai ta kryej sa më mirë detyrën.
“Duhet të përdorë pozitivisht asetet e diplomacisë shqiptare, pavarësisht nag përfaqësimet diplomatiek që ata kanë pasur në këtë tranzicion. Duhet të testojë ide, duhet të kërkojë ide të reja dhe duhet të bashkëpunojë në mënyrë të sinqertë me ta”
Top Channel