Në ekranin e Top Channel, mbrëmjen e kësaj të mërkure u shfaqën disa prej figurave më të dashura… ata që mund t’i quajmë pa frikë “fëmijët e përjetshëm”.
Aktorët më të dashur që kanë luajtur role fëmijësh si Tomka, Beni, Rudina, Sava etj erdhën në Soiree për të treguar për eksperiencat e tyre në këto filma.
Gjatë bisedës në studio, aktorja Manjola Begolli, të cilën ju e njihni nga roli i saj i Rudina shahistes në “2 Herë Mat”, ka treguar një episod me aktorin e madh Bujar Kapexhiu, ku ky i fundit e kishte qëlluar me shuplakë.
“Shuplakë që ma ka dhënë Bujar Kapexhiu, në Kinoprovë se e bëja me Bujar Kapexhiun… m’i ka dhënë sytë xixa e më thoshte qaj!”, – është shprehur Rudina.
Më pas ajo ka treguar se kjo ishte në dublat e skenave ku ajo duhej të qante dhe në pamundësi për të qarë natyralisht, janë dashur “ndërhyrjet” e aktorit.
Top Channel