
27/02 12:10
Bashkimi Evropian është i shqetësuar për mungesën e informacionit se çfarë kimikatesh përbëjnë bojën që përdoret për tatuazhet.
Megjithëse përbërësit e bojërave supozohet të jenë të identifikueshëm dhe të kenë të shkruar çfarë përmbajnë dhe nëse përmbajnë lëndë të dëmshme; në të gjithë Evropën nuk ka standardizim.
Shumë ngjyra që përdoren janë të importuara në Evropë dhe origjina e tyre mbetet e dyshimtë. Ministria Italiane e Shëndetësisë ka njoftuar masat e marra lidhur me tatuazhet. Nëntë pigmente me ngjyra janë tërhequr nga tregu sepse përmbajnë substanca kancerogjene ose që provokojnë alergji.
Top Channel