Në Lapland të Finlandës, atje ku besohet se është edhe shtëpia e babagjyshit të vitit të ri, zhvillohet çdo vit një garë e veçantë, që nuk kish si të ishte ndryshe, veçse një garë me drerë.

Konkurrentët po marrin pjesë tani në finalen e kampionatit të 66 me drerë, një kampionat ky i përvitshëm, ku garuesit tërhiqen përgjatë një trajektoreje me ski, nga një apo më shumë drerë.

Kompeticioni është një kampionat në gjashtë gara, që zhvillohet gjatë muajve të dimrit që prej vitit 1950, me garuesit që konkurrojnë në kategori të ndryshme në një trajektore 1 km të gjatë, në dëborë.

Praktika tradicionale e rritjes së drerëve vazhdon të jetë një mjet jetese për shumëkënd në Laplandin e sotëm, që i ushqen kafshët për mishin dhe lëkurën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA