Tottenham është ekipi i fundit i përfshirë në garën e ekipeve angleze për të bërë të vetin 28-vjeçarin Douglas Costa, që akutualisht po jep rezultate mahnitëse me bardhezinjtë e Juventus.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, është konfirmuar në stolin e të kuqve, e tashmë kërkon që të themelojë edhe të ardhmen e klubit. Ai kërkon që të rrëmbejë nga Juventus, 28-vjeçarin Douglas Costa.

Por marrëveshja nuk duket se do të jetë e lehtë, pasi në garë për shërbimet e braziliani janë edhe rivalët e Manchester City e po ashtu sheikët e Paris Saint-Germain.

Raportohet se Juve shpreson që të përfitojë më tepër se 50 milionë paund për lojtarin që ka dhënë një kontribut të vyer për bardhezinjtë prej vitit 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA