21/12 12:34
Reperi 50 Cent ka shitur shtëpinë e tij luksoze për 2.3 milionë £ dhe një burim i afërt thotë se ai do të dhurojë çdo qindarkë për bamirësi për Fondacionin G-Unity, një projekt që siguron të ardhura për komunitetet e varfra.
Kjo rezidencë luksoze është blerë në vitin 2007, kur asokohe ishte pronë e Mike Tyson.
E pajisur me një pishinë të brendshme dhe një pishinë të hapur, klub nate, dhoma lojrash, studio regjistrimi, palestër, dhomë konference, kinema dhe kazino, ajo është inspiruar nga Vila Playboy.
Top Channel