Në gjithë universin ai shihte vetëm veten e tij, ai nuk donte gjë tjetër veç vetes dhe punonte vetëm për të. Natyra e tij përmbante fillesën e çdo pasioni njerëzor; gjithë jetën e tij të gjatë ia kushtoi zhvillimit dhe plotësimit të tyre.

Kjo shpreh thelbin e karakterit të tij; dhe veprimet e tij nuk ishin gjë tjetër por pasojë e këtij karakteri të zbatuar sipas rrethanave. Janë të paktë ata njerëz që kanë arritur një përputhje të tillë të brendshme dhe po kaq të rrallë kanë qenë ata që i përgjigjeshin aq mirë, vendit të tyre në jetë. Personaliteti i një njeriu të sigurt, cilësitë e të cilit shfaqeshin në përpjesëtim të drejtë me idetë dhe zakonet e asaj epoke dhe të atij vendi ku ka jetuar, bënin që figura e Ali Pashës të ishte në mos një nga më të ndriturat, të paktën, një ndër më të shquarat e kohës.

Skeda e Librit
Autori:  Alexandre Dumas
Përkthyesi:  Famir M.
Shtëpia Botuese “Fan Noli”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA