Ish-Presidenti Bamir Topi tha se partitë politike duhet të fillojnë komunikimin mes tyre për të kthyer vendin në normalitet dhe se për këtë duhet vullnet. Sipas tij, kjo është kriza më e rëndë e komunikimit politik.

Në harkun kohor 26-27 viteve kjo është kriza më e rëndë e komunikimit politik. Kemi pasur raste të tjera, por në fund fare palët kanë gjetur vullnet politik për të dalë nga ai ngërç, për ta futur në atë hulli që nuk mund themi që është më e mira, por normale.

“Vendimi i opozitës për të dalë nga Parlamenti me mandate të djegura, do të thotë se njëra palë ka zgjedhur opsionin ekstrem, të daljes nga ky lloj bashkëpunimi. Edhe opozita dhe mazhoranca janë bashkëfajtore të ndërtimit të një sistemi të gabuar. Mjafton të them që Komisionet e Administrimit të Votës, janë politike”, tha Topi.

Pyetjes nëse problemi për zgjedhje të pranueshme, janë njerëzit që i organizojnë dhe i kontrollojnë apo sistemi, Topi tha se pika dominonte janë njerëzit, sepse ata përcaktojnë sistemin.

“Natyrisht që janë njerëzit. Ata janë pika dominante sepse ata përcaktojnë sistemin. Vullneti politik i njerëzve përcakton një sistem politik, që duhet të jetë i drejtë, i pakorruptueshëm. Jemi jashtë këtij sistemi.

Duhet të shkojmë në një infrastrukturë që ka të bëjë me një ligj zgjedhor normal, nuk mund të them që po bëjmë aplikimin për herë të parë. Ka mjaft modele. Të mos ketë kombinime në formën hibride, të merren modele gjermane, spanjolle dhe pastaj na del një produkt shqiptar”, argumentoi Bamir Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA