Gjykata rrëzon Llallën. Hetimet, edhe 3 muaj të tjerë
01/04/2019 10:54
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla sheh t’i rrëzohet kërkesa e bërë përmes avokatit të tij, Sokol Hazizaj, kundër zgjatjes së afateve hetimore.
Zgjatja e hetimeve edhe për 3 muaj të tjerë për Llallën, i vënë nën hetim për korrupsion dhe fshehje pasurie, u kërkua një javë më parë nga Prokuroria për Krimet e Rënda, derisa të mbërrinin letërporositë nga Gjermania.
Kërkesa kundër zgjatjes së afateve hetimore nuk u pranua këtë të hënë nga gjyqtari Bib Ndreca.
Top Channel