38 - Gareth Bale, 29, Real Madrid /Uells

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur rreth të ardhmes së sulmuesit Gareth Bale, i cili këtë sezon ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar.

Mundësitë që Bale të rikthehet në Angli janë të mëdha, pasi United dhe Tottenham i kanë gati ofertat për uellsianin.

Por ndryshimet në drejtimin e Real Madrid, mund të sjellin edhe ndryshim në planet e Gareth Bale.

Nën drejtimin e Zinedine Zidane, Real Madrid duket se është kthyer në rrugën e duhur, e i pyetur nëse Bale do të përfshihet në planin afatgjatë të tij, “Zizu” u përgjigj se këtë do ta vendosë në fund të sezonit, duke mos u shpërqendruar nga objektivi primar, fitorja e çdo ndeshje të mbetur deri në fund të kampionatit.

Top Channel