Basha në Shkodër: Frikë pas vrasjeve!

01/04/2019 19:51

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha udhëtoi drejt Koplikut nga ku u përball me shqetësimin e një banori.

“Të gjithë kanë frikë të dalin në Shkodër pas vrasjeve të fundit që kanë tronditur qytetin”, deklaroi banori.

Ndërsa zoti Basha për këtë situatë në Shkodër dha këtë përgjigje: “Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Vrasja duhet të zbardhet se aty ka edhe njerëz që janë përfshirë në mënyrë të pafajshme. Të zbardhen ose shteti ka dorë”.

Të njëjtat akuza të artikuluara në protestat e opozitës në Tiranë, Basha i ripërsëriti edhe nga qendra e Koplikut: “Të behëmi gati për dy beteja të rëndësishme: Parlament të popullit dhe zgjedhje pasi të kemi rrëzuar makinerinë kriminale të Edi Ramës”.

Më pas, në Shkodër Basha vijoi takimet me të rinj që janë shkolluar jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA