Çdo vit, më shumë se 1.000 entuziastë pas peshkimit nga Europa, Azia, e madje edhe Afrika, takohen mbi akullin e trashë të Baikalit në Siberi, për të konkurruar me njëri-tjetrin në brigjet e ngrira të liqenit të tij.

Këtë vit, rekordi është thyer me 1.400 pjesëmarrës, të ndarë në 350 ekipe.

“Skuadra jonë quhet ‘yjet e peshkimit’ dhe është hera e katërt që marrim pjesë në një ngjarje të tillë”, tha Inga Guseva, pjesëmarrëse në “Fishing on Lake Baikal” (Të peshkosh në Bajkal).

“Një burrë i mençur dikur ka thënë se, një ditë e kaluar në peshkim nuk mund të quhet si ditë pune, e kjo me të gjitha gjasat është e vërtetë. Ti harron se ku je, harron problemet e tua, vetëm ulesh dhe peshkon”, tha Valery Kuletski.

I ndodhur në Siberi, Baikali mban më shumë se 3.000 specie bimësh dhe kafshësh, 80 për qind të të cilave janë unike për këtë ekosistem.

Baikali mendohet se është rreth 25 milionë vjeçar, liqeni më i vjetër në botë. Me thellësinë mesatare prej 758 metrash, ai është edhe liqeni më i thellë në planet, ndërsa në vitin 1996 është shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimive botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA