Ole Gunnar Solskjaer mund të përpiqet të rikthejë në “Old Trafford”, Wilfried Zaha. Trajneri i Manchester United e njeh mirë sulmuesin e Crystal Palace, pasi ka punuar me të në vitin 2014, kur norvegjezi drejtonte Cardiff City.

Kujtojmë që Zaha u bë pjesë e “Djajve të Kuq” në vitin 2013, gjatë kohës që skuadra drejtohej nga Sir Alex Ferguson, por me uljen në stol të David Moyes ai nuk arriti të shfaqej në lartësinë e duhur, duke u huazuar fillimisht te Cardiff e më vonë te Crystal Palace, që vendosi më pas të blinte kartonin e tij.

26-vjeçari luan që nga vera e 2014-ës me skuadrën e “shqiponjave” , ndërkohë që ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2023, por “djajtë e kuq” kanë para mjaftueshëm për të prishur këtë bashkëpunim.

Top Channel