“Mungesën e një strategjie të qartë afatgjatë”/ Analiza e BBC: Trump po bën luftë bazuar në instinkt, kjo nuk po funksionon Disa nga monumentet më të famshme të botës janë zhytur në errësirë, për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Fushata globale e “orës së Tokës” synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat e ndryshimeve të klimës, e ka nisur si nismë në Australi në vitin 2007, ndërsa tani, pjesë e saj janë më shumë se 180 vende.
Zyrat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, piramidat e Egjiptit, Krishti shpëtimtar në Rio de Janeiro, janë mes monumenteve kryesore botërore të zhytura në errësirë për një orë të tërë.
Ky është edicioni i 13 i “orës së Tokës”, në të cilin miliona njerëz në 180 vende të botës fikën dritat në orën 8:30 për të tërhequr vëmendjen te përdorimi i energjisë dhe nevoja për kursim.
Qielli i Singaporit u errësua po ashtu, e Hong Kongu la në terr gjirin “Victoria”. Në Europë, Porta e Brandenburgut në Gjermani dhe Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u zhytën në errësirë.
Të njëjtën gjë bënë edhe shtëpia e Operas në Sidnei, kulla “Eiffel” dhe “Harku i Triumfit” në Paris, “Burj Khalifa” në Dubai, qiellgërvishtësja më e lartë në botë, “Akropolis” në Athinë, kulla “Shangai” dhe ndërtesa e Kremlinit në Moskë.
Top Channel