Prej disa ditësh në kinema po shfaqet suksesshëm filmi shqiptar i zhanrit komedi romantike “2 Gisht Mjaltë” me protagonistë kryesorë, Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.
Mamaqi teksa ishte në “E Diell” në Top Channel për të folur për prapaskenat e këtij filmi na zbuloi se fillimet e lidhjes së tij me Amin nuk ka qenë “fushë me lule”. Prej 9 vitesh të martuar me njëri-tjetrin, Mamaqi tregon:
“Lidhja ime me Amin në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua, por edhe për të” – ka rrëfyer ai.
“Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye, por tani unë besoj se periudhën e keqe, pra atë që ndodhet poshtë “2 gisht mjaltit”, e kemi kaluar në fillim kështu që tani, në martesën tonë, kemi vetëm mjaltë” deklaroi showmen-i shqiptar.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi konsiderohen si një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të publikut. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Joeli dhe Sia.
Top Channel