Në krah të Vangjush Dakos dhe në prani të Ardian Çelës, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ishte në Durrës, në turin “Bashkia që duam”.

  Rama në Durrës, premton 10 milion euro për rrjetin elektrik

Pasi ripërsëriti qëndrimin se nuk ka shtyrje të zgjedhjeve lokale, Rama me ironi shpotiti kundërshtarët e tij politikë.

  Zgjedhjet lokale, Rama: S’ka shtyrje, Luli të përgatitet për 2021-shin!

“Edhe me atë fallxhoren në krah, i ka thënë fallxhorja se ka parë filxhan mbrëmë, ta harrojë. Harroje, ti do të digjesh komplet. I keni parë ato flakët e fallit? Ndezi flakët ajo, u hodh Luli në flakë. Saliu po nga prapa, benzinë, benzinë, benzinë. Shkrumbë mandatet të gjitha. Ishin brenda në Parlament, tani vijnë e rrinë te dera. Çfarë politike është kjo, çfarë mendje? Je brenda, del jashtë dhe pastaj lufton për të hyrë. Të nxori njeri jashtë? Jo, ike vetë. Çfarë do tani? Jo diktatura, junta, Maduro… Policët janë aty, do të ruajnë derën. Janë ata që s’kanë më punë me Parlamentin, u dorëzuan dhe ikën vetë. Po ai Saliu bëri mirë që iku, të them të drejtën”, u shpreh Rama.

  Rama: Basha gaboi. U largua se ëndërronte pushtetin në tavolinë, me fallxhoren në krah

Por kryeministri i vendit doli në mbrojtje të akuzave ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit.

  Ironia e Ramës në Durrës: Kam hall mos bien protestuesit nga pemët dhe do akuzojnë Lali Erin

“Po deri 5 vite e gjysmë përpara këta i nxirrnin me leje të burgosurit. Tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, keni parë ndonjë emision për të ju? Ia keni dëgjuar ndonjëherë zërin Aleksandër Moisiut? Jo, zëri i Niçes u bë si të ishte zëri i Luciano Pavarottit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje, e merrte në krah deputeti dhe vinte vërdallë nëpër Durrës me të burgosurit. Terrorizonin dynjanë lart e poshtë. Flasin këta?”, deklaroi Rama.

  “Bashkia që duam”, Rama ironizon protestuesit në Durrës: Kanë interes vërdallosjen, shkatërrimin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA