Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës për turin “Bashkia që duam”, ku gjatë fjalës së tij nuk munguan akuzat për rivalët politikë.

Por duke u përqëndruar tek problematikat e qytetit ai premtoi se një investim prej 10 milionë euro do të garantojë furnizimin pa ndërprerje me energji të gjithë zonës së Gjirit të Lalzit, ndërkohë që nga viti 1967 nuk ishte bërë asnjë investim në rrjetin elektrik të shpërndarjes.

“Para se të vinim këtu ishim në përfundimin e një investimi shumë të rëndësishëm për të gjithë zonën turistike në Gjirin e Lalzit, ku vetëm këtë vit, këtë sezon, shtretërit për turistët rriten me herë, krahasuar me 5 vite më parë”, – tha Rama.

Ai garantoi se investimi prej 10 milionë euro do të garantojë që gjithë ajo zonë të mos ketë më probleme me energjinë.

“Vetëm para pak ditësh u firmos një kontratë për dy hotele me 5 yje në këtë zonë”- tha Rama.

Top Channel