Gonzalo Higuain nuk do të veshë më kurrë fanelën e kombëtares argjentinase të futbollit, një lamtumirë polemizuese e sulmuesit që po pëson rënie të ndjeshme në karrierë dhe po vuan kontestimin e tifozëve.

Bomberi që aktualisht është i huazuar te Çelsi në kampionatin anglez, vendosi të mbyllë një kapitull me shumë oshilacione, madje tha me ironi se vendimi i tiji pakthyeshëm, do të jetë një gëzim për shumë të tjerë.

Në një sezon të komplikuar pas largimit nga Milan që e çoi drejt Premier Ligës, Gonzalo Higuain nuk luan me fanellën e Argjentinës që prej botërorit të verës së kaluar. Kështu vjen fundit i një karriere të nisur me fanelën e Selesion në Tetorin e vitit 2009 por me ndeshje zyrtare vetëm 1 vit më vonë.

Gonzalo Higuain debutoi me kombëtaren në botërorin e Afrikës së Jugut në ndeshjen ndaj Perusë ku arriti të shënojë. Por tani detyrohet për shumë arsye dhe presione të thotë stop pas 75 ndeshjesh dhe 31 golash. Zhgënjimi i tij më i madh është finalja e humbur ndaj Gjermanisë në botërorin e vitit 2014 në Brazil, kjo edhe falë gabimeve të tij para portës.

Si për ironi të fati goli i fundit i Higuain me Argjentinën është ndaj Perusë, e njëjta skuadër ku provoi për herë të parë, gëzimin me përfaqësuesen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA