Preku gjithë publikun shqiptar, Gerta Loku kritikon live ministrin Çuçi!

28/03/2019 08:21

Të gjithë e mbajmë mend muaj më parë, Gerta Lokun, e cila emocionoi të gjithë publikun shqiptar me fjalimin që mbajti në parlament, ku kryqëzoi të gjithë politikën shqiptare.

Duket se Gerta e ka vënë kusht me veten që sa herë të ketë përballë një politikan ta “kryqëzojë”.

Kjo gjë ka ndodhur edhe sonte në Soiree, ku i ftuar ishte Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili është përballur me kritikat e Gertës.

“Unë e ndiej të udhës që kur flasim për tokën, sidomos kur jemi këtu, ku jemi oaz shembujsh pozitivë, oaz shprese, oaz rezistence. Kur flasim për tokën, duhet të marrim në konsideratë ato qeliza periferike të fshatit. Janë ata që na japin energji dhe që na ushqejnë ne”, u shpreh Gerta.

“Zoti ministër, është shumë e vështirë që efekti i ministrisë suaj të kapë skajet, skajet e Shqipërisë, skajet e fshatit. Unë mendoj që sot është bërë diçka për fshatin, por fshati nuk e ndjen prezencën e shtetit atje ku është”, – tha Gerta. “Jua them me shumë sinqeritet. Duhet që personat që punojnë aty të bëjne të paktën një javë në stazh në MAllakastër që të dijnë ta jetojnë fshatin”.

“Është shumë e vërtetë”, – tha Çuçi. “U impresionova seps eishte krijuar një bashkim grash që merreshin me punë të bujqësisë të ndryshme, kryesisht me mbledhjen dhe tharjen e bimëve medicinale. Kishin qenë 4 5 gra, tani ishin bërë shumë. Por është e vështirë të pretendosh që të krijosh ekonomi. Ato gra ishin me komplet me një emocion tjetër të përjetimit ditor”.

“Unë e kuptoj shumë mirë që ju keni punë jo të lehtë, por duhet ta jetosh fshatin!”, – replikoi Loku.

Kujtojmë se pas fjalimit në parlament, Gerta u kritikua si përkrahëse e kryeministrit Rama, por kritikat ndaj Çuçit treguan të kundërtën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA