Për të folur rreth situatë aktuale politike në vend, i ftuar në Top Talk këtë të martë ishte botuesi Henri Çili, i cili u shpreh se qeveria në “underground” po punon për ta dëmtuar reformën në drejtësi, duke shtuar se nuk e kupton as pretekstet e opozitës kundër saj.
“Dalloj qartësisht, ose ‘underground’ përpjekjet e qeverisë për ta diskretituar reformën në Drejtësi. Siç dalloj edhe alibi të kota të opozitës për të refuzuar Reformën në Drejtësi”, tha Çili.
Më tej ai shton se duhet një depolitizim i shtetit dhe duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij duhet të ndahen interesat e opozitës nga interesat e publikut.
“Opozita është kundërshtare e reformës në drejtësi. Kjo është kundër opinionit publik. Por ne duhet të dëgjojmë argumentet e saj. Opozita propozon një neutraulizim të shtetit dhe pa influencën e asnjë mazhorace, kjo është në interes publik”, tha ai.
Top Channel