Dy ndeshje, 2 fitore, 6 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Rikthim më të mirë për Senol Gunes në stolin e Turqisë nuk mund të kishte.
Pas fitores 0-2 në Shkodër ndaj Shqipërisë, Turqia kaloi lehtësisht në Eskisehir me rezultatin e thellë 4-0 Moldavinë duke u ngjitur përkohësisht në krye të grupit H ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë në kuotën e 6 pikëve.
Në minutën e 24-t Kaldirim pas asistit të Calhanoglu zhbllokoi shifrat, ndërsa dy minuta më vonë Cenk Tosun e çoi rezultatin në 2-0.
Në fillimin e pjesës njeriu që ndëshkoi Shqipërinë në Shkodër, Burak Yilmaz humbi një 11-metërsh, por vetëm pak sekonda më vonë Cenk Tosun pas një krosimi nga këndi realizoi me kokë golin e 3-0. Suksesin e thellë të Turqisë e vulosi Ayhan në minutën e 70-të.
Top Channel