A e është e lehtë të pastrosh para në Shqipëri? Civici përgjigjet në “Top Talk”

25/03/2019 17:00

Pastrimi i parave në Shqipëri erdhi sërish në vëmendje nga rasti i dy vëllezërve indianë që kishin marrë në bankat e vendit të tyre mbi 700 milionë dollarë kredi. Në Studion e “Top Talk”, eksperti i ekonomisë, Civici foli për këtë proces në Shqipëri.

Ai u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja, se: A e është e lehtë të pastrosh para në Shqipëri?

“Tani po bëhet më e kontrollueshme dhe më e vështirë, por besoj se Shqipëria ka qenë për shumë vite një parajsë e vërtetë për pastrimin e parave. Kishte mungesë legjislacioni dhe institucionesh dhe shumë elementë të tjerë për t’u përfshirë tek ato vende që janë të afta të kontrollojnë apo të frenojnë pastrimin e parave”, tha Civici.

Më tej ai thekson se paratë e pista e destabilizojnë ekonominë, duke u kthyer në një mallkim për vendin.

Por a është e varur Shqipëria nga paratë e pista?

“Shqipëria është e varur jo vetëm ga paratë e pista, por edhe nga paratë informale. Sepse një pjesë e shoqërisë bazohet tek paratë informale dhe ato pista. Rënia e euros vjen direkt nga përdorimi informal i një mase të madhe të euros në vend.”, tha Civici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA