Kastro Zizo nuk e ka fshehur asnjëherë varësinë e tij nga alkooli, madje në disa deklarata publike të mëparshme, ai ka treguar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta lënë, por mesa duket s`ia ka dalë plotësisht mbanë. I ftuar në “ E Diell” në Top Channel, Zizo deklaroi përfundimisht “divorcin” e tij nga pija.

“U bë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin” rrëfeu ai. “Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime” pohoi artisti.

Ky vendim i Kastros erdhi edhe si pasojë e reagimit që merrte nga miqtë e tij kur e shihnin të alkoolizuar, por dhe një reflektimi të gjatë me veten.

“Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t`ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga mua, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas” deklaroi Zizo.

Bravo Kastro! Ky po që është superlajm!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA