Juventus, Dybala dhe parà për t’i rrëmbyer Salahun Liverpoolit

23/03/2019 20:31

Futbolli europian për klube është ndalur për t’iu lënë hapësirë përfaqësueseve kombëtare në impenjimet e tyre për kualifikueset e “Euro 2020”, por sondazhet dhe studimi i terreneve për lëvizjet e mundshme në merkaton e ardhshme s’njohin ndalesa.

Juventusi, kampion i shumëfishtë i Italisë dhe në pritje për t’u shpallur si i tillë edhe këtë sezon të Serie A, ka një objektiv të qartë: trofeun e Champions League. E për këtë, pasi bleu verën e kaluar Cristiano Ronaldon nga Reali i Madridit, në varësi të ecurisë në kompeticionin më prestigjioz për klube në Europë do të tentojë edhe goditjen e radhës.

Paulo Dybala nuk ka shfaqur më të mirën e tij këtë sezon, që prej ardhjes së portugezit Ronaldo, e drejtuesit e “Zonjës së vjetër” po mendojnë ta shfrytëzojnë si pjesë të një pakti që do të shohë edhe dërgimin e shumë parave në “Anfield Road”, me synimin për t’i rrëmbyer Liverpoolit yllin e saj në sulm, Mohamed Salah.

Argjentinasi ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, por vetëm 26 prej tyre i ka nisur si titullar, e vetëm 17 herë ka luajtur për 90 minuta të plota; pra në shumë të tjera ose ka hyrë si zëvendësues, ose është zëvendësuar pas një minutazhi të caktuar. Pakënaqësia e Dybala ka shkaktuar spekulimet për largimin e tij nga Juve, ndërkohë që Salah nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen në futbollin italian, pasi ka luajtur më parë edhe me Romën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA