Dy ushtri u vunë përballë në këtë fushë në shekullin e 14… Aq e fortë ishte beteja dhe aq pak është hulumtuar mbi të, sa edhe sot gjatë punimeve të ndryshme bujqësore, mbi sipërfaqe dalin eshtra…

Kjo është zona në afërsi të fshatit Savër, ku mendohet se ndodhi përballja e parë ballore mes trupave arbërore dhe ushtrisë osmane, në vitin 1385. Cili ishte rezultati i saj? Kush i ftoi osmanët dhe ku prehet Gjergj Balsha i dytë? Veç faktorit thjesht historik, kjo betejë ka edhe një tjetër simbolikë, që aq shumë ka ndikuar në historinë shqiptare, përçarjen.

Dokumentet e pakta, të dhënat e banorëve dhe një objekt kulti pak i njohur… Të gjitha përplasen këtu…

Një histori sa e jashtëzakonshme, aq edhe enigmatike, do të vijë sot në mbrëmje, në orën 20:10, në ciklin “Gjurmë Shqiptare”, të gazetarit Marin Mema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA