Në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit është zhvilluar kampionati kombëtar i peshëngritjes për para të rinj dhe para të reja, ku morën pjesë plot 11 skuadra, me 60 sportistë.
Ky kampionat u zhvillua në një atmosferë festive, me peshëngritjen shqiptare që vijon të vazhdojë me traditën e ndër të paktët sporteve elitarë në vendin tonë.
Rreth këtij aktiviteti foli presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, i cili vlerësoi mikpritjen në Elbasani
Masllavica theksoi se po dalin në pah disa talente, të cilët mund të afrohen edhe në ekipin Kombëtar. Ai shtoi se nga shtanga shqiptare presin rezultate në arenën ndërkombëtare, teksa ende nuk janë mbyllur përfundimisht problemet me dopingun.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka sjellë një risi pasi do të mbajë në qytetet kryesore të vendit të tilla kampionate, duke i dhënë mundësinë disa qyteteve të zhvillojnë aktivitete në këtë disiplinë sportive.
Top Channel