Rreshtimi opozitar kundër qeverisë Rama, ka bërë që të jenë në të njëjtin kah politik edhe dy parti, përplasjet e të cilave kanë qenë jo të pakta, ajo mes PBDNJ dhe PDIU.

I ftuar në studion e “Top Talk”, kreu i PBDNJ ka folur pikërisht për këtë rreshtim, duke theksuar se në mënyrë kategorike nuk kanë asnjë kontakt me PDIU.

“Ne nuk kemi asnjë kontakt me PDIU-në apo me parti të tjera që kanë për pikë referimi të shkuarën. PBDNJ është një parti politike që gjatë gjithë rrugës së sak, me përfaqësimin modest ka një pikë të paluhatshme referimi, që është integrimi në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Por çfarë mendon Athina që sot PBDNJ është rreshtuar në të njëjtin kah me PDIU? Dule u përgjigj: “Nuk është në një koalicion. Do të ishte tepër irealiste që PBDNJ të zgjedhë kush është pro dhe kush është kundër Ramës. Ajo çfarë zgjedh PBDNJ është se është në opozitë me Ramën. Nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj kontakti politik”.

Top Channel