Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Armando Sadiku vuajti një dëmtim në seancën e fundit stërvitore që kuqezinjtë zhvilluan këtë mesjavë, por nuk pritet të ketë probleme për impenjimin e programuar të premten me Turqinë.

Lojtari që militon me Luganon në kampionatin zviceran vuajti disa probleme që shqetësuan stafin teknik, dhe alternativa e tij në sulm është Bekim Balaj, edhe ky jo në formë optimale.

Por pavarësisht se formacioni mbetet enigmë dhe nuk dihet ende skema me të cilën kuqezinjtë do të sfidojnë Turqinë në debutimin në eliminatoret e Europianit, në kampin tonë ka optimizëm.

“Do të mundohemi sa më mirë për të marrë 3 pikët. Do të përqendrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme. Vij këtu dhe jam në dispozicion të trajnerit. Turqia ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo”, thotë Frederic Veseli.

“Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Ekipet janë të përziera, nuk e di askush kush do luajë”, tha Ardian Ismajli.

Me të gjitha gjasat do të ketë vetëm një vend në fushë për dy mbrojtësit në konferencën e fundit për shtyp. Shqipëria pritet të luajë me një skemë sulmuese ndaj Turqisë mbrëmjen e së premtes në stadiumin Loro Borici në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA