Chelsea duket se do të pësojë ndryshime të rëndësishme, pasi nuk është vetëm Maurizio Sarri që mund të largohet. Këtë hap mund ta bëjë edhe vet padroni i “bluve” të Londrës, Roman Abramovich.

Manjati rus, që këtë sezon nuk ka ndjekur asnjë ndeshje të skuadrës së tij, për shkak të një problemi me vizën që nuk i është rinovuar, mund të shesë Chelsean, të cilin e bleu 15 vite më parë për 140 milionë paund.

Mësohet se Abramovich ka vënë edhe një çmim për shitjen e “bluve” të Londrës, që kap vlerën e 2.5 miliardë paund. Ai që po tenton të marrë vendin e Abramovich, në rolin e padronit të Chelseat, është Jim Ratcliffe, pronari i Lozanës dhe njëkohësisht njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, i cili ka siguruar fitime të jashtëzakonshme financiare me kompaninë “Ineos”.

Ratcliffe, prej kohësh e ëndërron marrjen në pronësi të një klubi në Premier League, e ideja e tij është që të marrë në dorëzim pikërisht çelësat e ekipit nga “Stamford Bridge”, nga manjati rus Abramovich. Britaniku 66-vjeçar, që përpara pak kohësh bleu edhe “Team Sky” në çiklizëm, ka një pasuri prej më shumë se 21 miliardë paund dhe asnjëherë nuk e ka fshehur interesin për Chelsean.

“Kam në pronësi një skuadër të vogël në Zvicër. Lozana përfaqëson një eksperiencë që na lejon të mësojmë shumë”, mësohet të ketë deklaruar Ratcliffe. “Është si të mësosh notin në ujë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA