Shumica e njerëzve në disa prej vendeve më të pasura të botës kërkojnë që qeveritë e tyre t’i taksojnë pasanikët më shumë nga sa bëjnë aktualisht.
Një anketim i realizuar nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) në 21 shtete tregoi se, shumica e të intervistuarve iu përgjigjen “Po” pyetjes nëse “qeveria duhet t’i taksojë më shumë të pasurit, me qëllimin që të mbështeten të varfrit”.
Mesatarja e reagimit pro në të 21-ta vendet në fjalë ishte 68%, ndërsa në Greqi e Portugali, ku kriza financiare globale ka pasur ndikim të rëndë, pozitivisht u përgjigjen rreth 80% e të anketuarve.
Mbi 60% ishte niveli i kësaj përgjigjeje në Francë, ku lëvizja e “jelekverdhëve”, kritikë ndaj vendimit të ekzekutivit për të hequr taksën mbi personat me të ardhura më të larta, tashmë ka hyrë në javën e 19.
Rezultatet e sondazhi u përshkruan nga OECD-ja si “thellësisht shqetësuese”, aq më tepër kur 60% e të intervistuarve treguan gjithashtu se, besojnë që nuk po marrin realisht pjesën e përfitimeve publike që u takon, duke marrë parasysh kontributet sociale dhe taksa që paguajnë.
Top Channel