Arbitri gjerman Tobias Shtiler do të jetë ai që do të gjykojë ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit të futbollit 2020.

Kuqezinjtë po përgatiten për debutimin e një fushate ku synojnë të marrin pikë dhe një vend të rëndësishëm për finalet e turneut kontinental, dhe prova e parë do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45 në Shkodër.

UEFA publikoi dhe emrat e arbitrave të përzgjedhur për të vendosur drejtësinë, dhe për impenjimin e kësaj fundjave të Shqipërisë, ka vendosur një treshe elitare që bën pjesë në grupin e parë të bilbilave. Kryesor do të jetë Tobias Steiler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Majk Pikel dhe Kristian Gittelman, me Kristian Dingert si gjyqtar të katërt.

Shtiler ka gjykuar dy ndeshje në Ligën e kampioneve këtë sezon, Jang Bojs-Juventus në fazën e grupeve dhe Standard Liezh-Ajaks në eliminatore. Shtiler përpiloi edhe raportin e denoncimeve të Celsit për abuzime raciste në ndeshjen ndaj Dinamos së Kievit.

Një jurist nga Obert’hauzen, ai ka një eksperiencë 15 vjeçare në arbitrim, dhe që prej vitit 2014 mban edhe stemën e FIFA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA