Sezoni turistik po afron dhe Shqipëria i ofrohet botës me moton e fushatës tursitike “Be Taken by Albania”, “Rrëmbehu nga Shqipëria”, duke sjellë ndërmend një film shumë të komentuar si “Taken”, i cili risjell në vëmendjen e publikut një problem të madh të imazhit të shqiptarëve, trafikun njerëzor.
A është kjo, motoja e duhur për një fushatë turizmi? Ja se çfarë thotë media ndërkombëtare.
“The Telegraph”, një gazetë e madhe dhe serioze konservatore britanike shkruan se, Shqipëria ka promovimin më negative në botë. Kjo, duke marrë parasysh që media ndërkombëtare ka qenë pozitive deri më tani në trendin turistik.
Por, a është kjo një temë e gjetur, ku vet ministri i Turizmit është investuar në këtë mesazh drejtuar ndërkombëtarëve?
“The Telegraph” ironizon me kujdesin që fushata duhej të kishte treguar për të mos përmendur gangsterët, ndonëse e quajnë të drejtë burkurinë dhe sigurinë e përmendur në spotin promovues të Shqipërisë.
Por, historia nuk përfundon me kaq. Në moton e turizmit, aktori protagonist i “Taken”, Liam Neeson ftohet nëpërmjet një peticioni që të vizitojë Shqipërinë, natyrën e saj të bukur, mikpritjen e përjetshme. “A jeni duke lexuar ende gazeta?”, ironizon prestigjiozja britanike.
Neeson është aktualisht në një ndër momentet më të errëta të karrierës së tij, kështu që nëse jeni duke kërkuar një figurë ikonë për reklamën tuaj të re, ai nuk është njeriu i duhur, vazhdon “The Telegraph”.
Sesa njerëz do të tërheqë kjo fushatë, mbetet për t’u parë. E sigurtë është që Shqipëria meriton një numër të madh vizitorësh, pavarësisht se ekipi i marketingut, sipas tyre le për të dëshiruar. E duket më shumë si bord vizatimi. Vlen të përmendet që Neeson nuk ka reaguar në lidhje me fushatën.
Top Channel