Federata Shqiptare e Futbollit çel sezonin e ri të eliminatoreve të Kampionatit Europian me rikthimin e bashkëpunimit me sponsorin kryesor Vodafone.
Përfaqësuesit më të lartë të FSHF dhe kompanisë britanike të komunikimit Vodafon, kanë rivendosur linjat e bashkëpunimit dhe strategjisë, duke përfshirë shumë element të ri në funksionimin e marrëveshjes, për të mos mbetur thjesht në kuadrin e përfitimeve financiare prej sponsorizimit.
Marrëveshja e re do të jetë 6-vjeçare dhe siç e përmendi numri 1 i Vodafone Albania Akileas Kanaris, tashmë kompania e drejtuar prej tij do të përfshijë në strategjinë e saj futbollin, duke e bërë më të prekshme Kombëtaren shqiptare gjatë gjithë viti jo thjesht kur zhvillohen ndeshje.
“Na keni munguar dhe besoj edhe juve ju kemi munguar ne, por kjo është një mundësi për të rilidhur marrëdhënien tonë edhe më shumë se më parë. Urojmë që të shkojmë përpara në shumë fitore për vendin dhe ta bëjmë këtë vend krenar. Ne jemi një kompani lidere dhe urojmë që të shohim Shqipërinë të udhëheq në fushën e blertë,” tha Akileas Kanaris, CEO i Vodafone Albania.
Top Channel