Foto ilustruese

Ymer P. nga Elbasani është arrestuar nga uniformat blu, pasi i është gjendur në posedim 1 kg zhivë, e cila është në shkelje të rregullave për lëndët helmuese.

Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen qëllimit të përdorimit të kësaj lënde helmues, cili ishte denstinacioni dhe blerësit e saj.

Mësohet se 59-vjeçari Ymer P. është shoqëruar mbrëmjen e kaluar nga policia, ndërsa sot i është prerë fletë-arresti.

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Prokuroria po përpiqet ta bëjë bashkëpunëtor të drejtësisë për të zbardhur sa më parë çështjen.

“Në përditësim”

Top Channel