Premiera e “La Boheme”, produksion i TKOB, në sallën e Pallatit të Kongreseve

17/03/2019 19:52

Kur Puccini i shkruan dashurisë, të gjithë e shohin ndryshe realitetin e jetës së përditshme. Gjërat e zakonshme apo të dhimshme të jetës, ai i vesh me një romanticitet të pashoq, duke na dhuruar grimca lumturie.

Opera e tij “La Boheme” erdhi kësaj here në Pallatin e Kongreseve, si një produksion i ri i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Premiera e së shtunës do të pasojë edhe tri mbrëmje me radhë në këtë skenë. Me pothuaj 90 për qind të rinj në stafin realizues, me 5 trupa artistike dhe mbi 200 artistë pjesëmarrës. Ashtu siç TOB e theksoi, koncepti regjisorial iu adoptua historisë.

Të gjitha aktet kishin nga një skenografi të re, që shëmbëllente jetën boheme të Parisit në një dimër të ftohtë bohemian mes 4 artistësh.

Kjo, shoqëruar me kostumet, i dhanë mundësinë Eva Golemit, Denis Skurës, Armando Likajt, Dorina Selimajt, e të tjerë artistëve, të shprehin emocionet e epokës.

Megjithëse tragjikja është ajo që mbizotëron, kjo opera, një nga më të dashurat e kohërave, të le shijen e dashurisë së madhe. Të pakrahasueshme, të pakompromista, ashtu siç edhe arti që përshkruan Puccini është.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA